Prurje:
Postime
Komente

“For the time being this system has not shown any irregular betting patterns around yesterday’s games or their outcome that would justify any inquiry on that front.”

Kjo eshte pergjigja ne faqen zyrtare te UEFA-s, ndaj dyshimeve te ngritura ne boten e futbollit pas ndeshjes se mbremshme Dinamo Zagreb – Lyon, qe perfundoi me fitoren e thelle te francezeve 1-7. Vazhdo me Lexim »

Press Conference

Në shkrimin e tij me titull “Madhështia e Nënë Terezës përballë asaj të Mr.Ipad/od-it“, Gjergji Semani kishte trajtuar sot në Respublica një temë, e cila është mjaft interesante. Veçse, që në krye të saj, pra që në titull, mendova se do e kishte ndërtuar keq, dhe në fakt përmbajtja këtë më konfirmoi. Vazhdo me Lexim »

EX OEQUO ( A Dieu )

Gjate ecejakeve neper parqe te erret, ku papritur has nje pjesez te nje statusi te papercaktuar dhe morfologjikisht te paqarte, humba teresisht nje mbremje edhe nocionin hapesinor.

Sigurisht qe T. Mann do te ishte krenar per situaten time dhe pse ne te vertete, spiritualizmi tani eshte strukur ne vende te panjohura.

E verteta mund te jete po aq e shitur sa edhe inekzistente, por jo domosdoshmerisht mungesa e saj perben bazen e vakuumeve.

Gjithsesi ka gjithmone nje ceshtje me te rendesishme sesa kjo:

Mungesa e deshires dhe vullnetit per levizje me ka cuar kete kohe ne stanjacion; mund te rri edhe gjithe diten ulur prane nje tavoline. Nje tavoline eksperimentale, ku ne te vertete te gjitha sendet mbi te jane te vendosura ne te njejten skeme. Skemat mund te jene imagjinare dhe imagjinata mund te jete e pergjumur; por eshte pikerisht kjo gjendje gjysem hipnotike zanafilla e gjithckaje. Gjithcka-ja eshte po aq e perkohshme sa edhe permbajtja e tavolines. C’rendesi do te kete neser, nese mbi te sot ka nje send relativisht persistent ?!

Por ishte"Surrealist table" by Alberto Giacometti pikerisht kjo skeme imagjinare qe me kushtezoi neglizhimin. Pasojat momentale te se ciles u paraqiten krejt indiferente ndaj qellimit. Jo detyrimisht ka nje qellim, ”prania e tij thjesht konstaton mungesen e pastertise se nje qenieje”.

A do te jete ndonjehere tavolina simbol qendrueshmerie ?! – Se besoj…

Ochlophobia

Dritat vezulluese te carousel-it rendnin plot entuziazem ne ‘parajsen’ qe te rriturit konceptuan.  Nje entuziazem i pafre’,  gati-gati imponues,  kerkonte sa andej kendej me mijera vemendje per te rrembyer.
Ato drita vraponin parreshtur nen kolonen zanore te pasthirrmave e gumezhimave te nje turme te harlisur;  vraponin pa ndalim e pa lodhje.
Asnje nuk e dinte se kur do te preheshin;  ata i ndiqnin te verbuar, me nje ngazellim dehes, ishin te gatshem te qendronin aty per gjate gjithe nates e te pluskonin ne ate lume te rrembyeshem dritash, ngjyrash e zhurmash.
Nje turme e magjepsur,  e etur per konsum,  shpeshtillej e peshtillej ne cdo qoshke te asaj hapesire dedikuar ‘pafajesise e paqes shpirterore’… Vazhdo me Lexim »

Kujtim marrezise

Duke qare te birin

Historia, ashtu si pa kuptuar, zhvillohet perdite, e vec me vone perfundon shkruar faqeve te librave neper shkollat. Ato faqe, qe mesuesi im i historise Bajrami, i performonte aq mjeshterisht ecejakeve neper klase ; duar qe hapeshin duke simuluar vringellima shpatash, por qe mpleksnin po aq ngeshem strategjine luftarake, mimika qe plastifikohej fytyres sa e rene pertoke ne raste pabesie, aq edhe perpjete ne rast fitoreje te prijesit, te verteta dhe te genjeshterta, te reja e te vjetra, ngulitur aty perjetesisht neper shkronjat. Vazhdo me Lexim »

OJF dhe para

Statistika

Nje mije e gjashteqind e pesedhjete e nje ; ky eshte numri i OJF-ve te regjistruara prane zyres se tatim taksave deri ne periudhen prill 2010 sipas te dhenave zyrtare. Sot numri i tyre besoj se vertitet diku tek dymije syresh. Te konceptuara si forma organizimi te shoqerise civile, OJF-te shprehin ne vetvete edhe nje element demokratik te shoqerise Vazhdo me Lexim »

Publici8

Publiciteti eshte nje tentative e qellimshme per te menaxhuar perceptimin e publikut rreth nje subjekti. Nuk e them une, eshte nje perkufizim ( mes shume perkufizimesh ) nga Wikipedia. Dhe asgje te vecante nuk ka deri ketu. Qe ky “menaxhim” i perceptimeve mund te degradoje shpesh ne manipulime, reklamime te genjeshterta, shpelarje trush apo disinformim, eshte gjithashtu nje fakt i njohur, pse jo dhe i pranuar me vete perkufizimin, per sa kohe Vazhdo me Lexim »

Intro

Nuk ka dhe nuk ka per te pasur nje autoritet te mbarepranuar ne menyre perfundimtare qe t’ja percaktoje vlerat muzikes ; kjo eshte pak por e sigurte. Ka pasur megjithate vazhdimisht perpjekje te ketilla prej subjektesh te caktuara, nder te cilat me prestigjozet jane Rolling Stone, Time dhe ABC, sikurse mediat elektronike si Pitchfork Media apo BestEverAlbums.com. Natyrisht qe secila prej renditjeve eshte lehtesisht e kritikueshme ne vetvete Vazhdo me Lexim »

The king of limbs

Recension nga Eraldo Cuko

Pas disa dëgjimesh të shpejta, ende në pamundësi të deshifrimit të teksteve, në një ambjent pranveror, mund të bëj një analizë sipërfaqësore të përshtypjeve të para për albumin ”The King of Limbs”,  pesë orë pas daljes së tij. Vazhdo me Lexim »

foto nga Toni Milaqi 2009

( Paranteze : Per shkak te natyres pak teknike te emrave Mery Sue dhe Gery Stu, duhet lexuar fillimisht simbolika e tyre ketu )

Ora 5. Hap deren e salles dhe shoh qe te gjithe jane neper vendet e veta, me presin vetem mua. I ndjej veshtrimet qe me shigjetojne si tabele qitjeje, por aq me ben.

- Te lutem Tefta, nje kapucino !

Ajo me gjithe miresjellje ma ofron filxhanin e nxehte. Ja shoh tymin teksa c’mbeshtillet lozonjar, dhe perfundon drejt e ne hunden time. Ulem ne tryeze dhe sapo kthej gllenjken e pare, degjoj urdherin.
- Gatiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii ? Fillo ! Vazhdo me Lexim »

Postimet Më të Vjetra »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.