Prurje:
Postime
Komente

Arkiv për Gusht, 2009

Dashuria


kutiaGjithcka nisi kur isha vetem tete vjec. Shtepia ime ndodhej ne nje lagje te vjeter te Korces. Ne te dy anet e rruges shtriheshin shtepi te njesojta katrore, me majucen e kafenjte te tjegullave dhe faqet e bardha me gelqere. Para tyre gjelberonin kopshte te vegjel me trendafila, ligustra, vreshta,limona dhe portokalle, por edhe me kotece pulash, pirgje me dru zjarri, bicikleta te vjetra dhe govata per te lare rrobat. (more…)

Lexoni Postimin e Plotë »

Ekzibicionisti


ekzibicionistiTeksa antenat i percelloheshin nen diellin zhurites te shkretetires, milingoni Chico Rhett asnjehere nuk e leshoi veten. Kur etja ja gerryente fytin tashme te thare si palafik, gojen e mbushte me urinen qe kishte mbledhur ne shishen te cilen e mbante ne qafe dhe bente gargare. Nga gjashte kembe, tashme i kishin mbetur vetem kater, pasi dy te tjerat i kishte ngrene gjate rruges, kur si alternativ te vetme kishte reren. Zgjedhjen e kishte bere me kujdes dhe goxha te menduar: kishte hequr dy kembet e mesit per te mos humbur drejtpeshimin dhe kishte vendosur qe kembet e rradhes do te hiqeshin diagonal, per te pasur mundesi te ecte dykembesh, sikurse kuajt e rraces kur performojne neper arene. (more…)

Lexoni Postimin e Plotë »


PetersburgPasi u perpoqa te trajtoj refleksionet mbi librin “Krim dhe ndeshkim”, kuptohet ne menyre te permbledhur dhe duke u perqendruar ne disa pika themelore, nuk mund te le pa hedhur disa rreshta dhe per vepren po aq te njohur te Dostoevskyt, “Idioti”.
Ne thelb kjo veper trajton jeten “borgjeze” ruse, ashtu te mpleksur dhe koklavitur sic ishte, qe sikurse shprehet perkthyesi Gjeras  : << Nuk mund te conte askund tjeter vecse ne cmenduri>>
(more…)

Lexoni Postimin e Plotë »

Rrefimi


Muzgu i mesnates qe fort i ndricuar. Ishte vetem gjysma e majte e henes qe ndrinte fuqishem mbi dritaren time.

Ata: – Sa keq, kjo nuk sjell aspak te mira.
Ajo: – E kush jeni Ju ?!
Ata: – Ne jemi Supersticiozet. A nuk je edhe ti nje si ne ?!
Ajo – Ndoshta. Por sot nuk dua te jem.
 
(more…)

Lexoni Postimin e Plotë »


kontradiktaDuke vazhduar me refleksionet rreth librit “Krim dhe ndeshkim”, do perpiqem te anashkaloj ndonje detaj dytesor per tu perqendruar ne temen me themelore.
Ne thelb te tij, librin trajton konceptin e mbinjeriut, misheruar ne personazhin Raskolnikov.
Nga njera ane, problemi sipas meje me konceptin e mbinjeriut, eshte vete perkufizimi. Duke qene se ne thelb eshte siperorja “mbi”, limiti ( kufiri ) mbetet i papercaktuar, duke ja lene te hapur mundesine individit per ta trajtuar edhe ne menyre abuzive. Mbi…dakort, po mbi cfare ? Ku mbaron “mbi-ja” ?
(more…)

Lexoni Postimin e Plotë »


Nje perifrazim i thjeshte i Doris Lessing do te ishte :
Letersia ruse eshte e vetmja e pazevendesueshme ne historine e letersise boterore
E kam te veshtire te mendoj se me letersine ruse shkrimtarja ka nenkuptuar ndonje Esenin apo Turgenjev, megjithese nuk mund ta ve doren ne zjarr. E megjithate sa rendesi ka kjo ; perfaqesuesit me te denje te letersise ruse mund te quhen pa medyshje Tolstoi dhe Dostoevsky.
(more…)

Lexoni Postimin e Plotë »

Ndiqe

Get every new post delivered to your Inbox.