Dritat vezulluese te carousel-it rendnin plot entuziazem ne ‘parajsen’ qe te rriturit konceptuan. Nje entuziazem i pafre’, gati-gati imponues, kerkonte sa andej kendej me mijera vemendje per te rrembyer.
Ato drita vraponin parreshtur nen kolonen zanore te pasthirrmave e gumezhimave te nje turme te harlisur; vraponin pa ndalim e pa lodhje.
Asnje nuk e dinte se kur do te preheshin; ata i ndiqnin te verbuar, me nje ngazellim dehes, ishin te gatshem te qendronin aty per gjate gjithe nates e te pluskonin ne ate lume te rrembyeshem dritash, ngjyrash e zhurmash.
Nje turme e magjepsur, e etur per konsum, shpeshtillej e peshtillej ne cdo qoshke te asaj hapesire dedikuar ‘pafajesise e paqes shpirterore’…
…Diku aty, ne qender te gjithe kesaj, si nje organizator qe preferon te mbese anonim, qendronte AI:
Zoteria misterioz qe fshihej pas nje tonelate puder, nje hunde te kuqe e nje buzeqeshjeje dashakeqese te pikturuar pakujdes.
Ai pervidhej heshturazi permes nje repertori mimikash, e ekzekutonte nje kolazh numrash shpejtesie qe ngjallnin here pas here shperthime duartrokitjesh e te qeshurash zhurmuese.
Po AI ? A qeshte AI pas asaj maske bojrash ? A qeshte ai valle me ate turme histerike qe anohej e epohej ne cdo dallge te atij lumi te furishem emotiv ?! Askush tjeter se pa ATE, vec dikujt…
Ne nje cep erret te asaj skene, rrihte cmendurisht zemra e vogelushes. Rrihte e tmerruar, me nje deshire pathologjike per tu larguar nga ajo parade frustrimesh humane te cliruar barbarisht..

shume e bukur
Faleminderit arba
ky esht shkrim nona
Faleminderit Juri