Gjate ecejakeve neper parqe te erret, ku papritur has nje pjesez te nje statusi te papercaktuar dhe morfologjikisht te paqarte, humba teresisht nje mbremje edhe nocionin hapesinor.
Sigurisht qe T. Mann do te ishte krenar per situaten time dhe pse ne te vertete, spiritualizmi tani eshte strukur ne vende te panjohura.
E verteta mund te jete po aq e shitur sa edhe inekzistente, por jo domosdoshmerisht mungesa e saj perben bazen e vakuumeve.
Gjithsesi ka gjithmone nje ceshtje me te rendesishme sesa kjo:
Mungesa e deshires dhe vullnetit per levizje me ka cuar kete kohe ne stanjacion; mund te rri edhe gjithe diten ulur prane nje tavoline. Nje tavoline eksperimentale, ku ne te vertete te gjitha sendet mbi te jane te vendosura ne te njejten skeme. Skemat mund te jene imagjinare dhe imagjinata mund te jete e pergjumur; por eshte pikerisht kjo gjendje gjysem hipnotike zanafilla e gjithckaje. Gjithcka-ja eshte po aq e perkohshme sa edhe permbajtja e tavolines. C’rendesi do te kete neser, nese mbi te sot ka nje send relativisht persistent ?!
Por ishte
pikerisht kjo skeme imagjinare qe me kushtezoi neglizhimin. Pasojat momentale te se ciles u paraqiten krejt indiferente ndaj qellimit. Jo detyrimisht ka nje qellim, ”prania e tij thjesht konstaton mungesen e pastertise se nje qenieje”.
A do te jete ndonjehere tavolina simbol qendrueshmerie ?! – Se besoj…
ketu gjej veten …