“For the time being this system has not shown any irregular betting patterns around yesterday’s games or their outcome that would justify any inquiry on that front.”
Kjo eshte pergjigja ne faqen zyrtare te UEFA-s, ndaj dyshimeve te ngritura ne boten e futbollit pas ndeshjes se mbremshme Dinamo Zagreb – Lyon, qe perfundoi me fitoren e thelle te francezeve 1-7.
Mua kjo pergjigje ma vrau syrin, por mbi te gjitha me habiti tej mase sapo e pashe.
Shikoni, sipas zyrtareve te UEFA-s, Sistemi i tyre Kompjuterik i Kontrollit te Basteve ( ne vazhdim me akronimin SKKB) nuk tregon asnje anomali ne bastet, ndaj, thone ata, nuk kemi dyshime per te nisur nje investigim !!! Kjo eshte nje fallacy e paster, dhe ja pse :
Ja premisat :
1) SKKB dallon anomali, keshtuqe, duhet investiguar.
ky pohim eshte i sakte dhe llogjik
2) Nuk investigojme, sepse SKKB nuk tregon anomali
ky pohim eshte i gabuar
SKKB, ne vetvete, eshte nje prej indicieve kryesore se perse nje ndeshje duhet investiguar, POR, jo i vetmi. Pra eshte nje kusht i mjaftueshem, jo i domosdoshem. Eshte fare banale, dhe seriozisht une habitem si u ka shpetuar kjo gjithe atyre zyrtareve te kollarisur, te pretendosh se nje ndeshje mund te manipulohet VETEM kur mbi te vendosen baste te dyshimta. Jo dhe jo, ka plot indicie te tjera, dhe jo detyrimisht te gjitha format e manipulimit realizohen nepermjet basteve.
Ja psh disa indicie te tjera :
1 – Ndeshja perfundoi 1-1 ne pjesen e pare, dhe me te filluar e dyta, Lyon shenon 6 gola per 30 min !!! E dyshimte apo jo ?
2- Mediat kane arritur te fiksojne ne objektiv nje moment pas shenimit te golit te peste, ku mbrojtesi kroat i shkel syrin kundershtarit qe shenoi golin
3- Reagimi i portierit ne golin e trete, dhe gabimi i mbrojtesir ne rastin e golit te katert ( vetem 30 sek me pas !!! ) jane ne mos jo-natyrale, se paku te dyshimta
Por te gjitha ndodhin per parate – mund te thoje dikush – se perndryshe nuk ke pse manipulon !
E drejte, por bastet nuk jane e vetmja forme per perfitime financiare.
Ja psh, nje skenar alternativ une e kam ne mendje, edhe pse nuk merret fare parasysh prej UEFA-s. Ndoshta ndoshta ne shqiptaret i dime mire keto “hile” se keshtu funksionojme si shoqeri, prandaj mua me vjen kaq natyrshem. Ja skenari :
a – Dinamo Zagreb eshte ne pamundesi matematike per te dale e dyta apo e treta ne grup, pra nuk ka asnje motiv
b – Lyon luan per vendin e dyte ne grup, pra kualifikimin ne 16 me te mirat
c – Kualifikimi ne 16 me te mirat i sjell klubit nje fitim prej minimalisht 6 milione eurosh ( 3.3 milione per kualifikimin, plus biletat per ndeshjen ne knock-out, plus e drejta televizive )
d – Lyon kualifikohet dhe perfiton minimalisht 6 milione euro
e – Dinamo Zagreb eshte nje klub relativisht i vogel europian, me buxhet modest krahasimisht me shumat ne fjale
f – Ne pushim te ndeshjes, behet nje marreveshje korruptive : fitojme 6 dhe i ndajme bashke, psh 4 une dhe 2 ti
E theksoj, ky eshte vetem nje skenar qe me vjen mua natyrshem, por edhe mediave ( kryesisht spanjolle ). Absolutisht ka nevoje te provohet, por, si mund te provohet pa nje hetim ?