Kapem fort pas imazhit tënd,
siluetave përhumbëse,
mjegullës dhe ftohtit si të vetmet
dëshmitare,
të times arrati në një përqafim..
..dhe mjafton një milisekondë,
të sintetizoj aty grimca jetësh
të mjaftueshme për miliona
lloje dremitjesh
të zeza, gri apo të kuqe…
Kapem fort pas gjesteve më..
..të padukshme dhe
krijoj me to pantonima
shprehjesh vitale,
të nevojshme për të zëvendësuar
banalitetin e fjalëve…
Dhe pas gjithë kësaj.. Më në fund..
Marr frymë;
Aq sa të mundem të rinis këtë
”proces respirimi”
dhe të mund të shpëtoj…
…psikikisht.
“pa titull” te le “pa fjal”
te falenderoj pa mase